MPB: Shpërthimet në Tetovë dhe në Kumanovë ndodhën brenda 20 minutash

Ministria e Punëve të Brendshme është deklaruar zyrtarisht  për shpërthimet në  afërsi të stacioneve policore në Tetovë dhe Kumanovë.

Sipas MPB-së, shpërthimet janë dëgjuar në harkun kohor prej orës 20 deri në orën 20 e 30. Nga dy shpërthimet, përveç dëmeve materiale, nuk ka dëme në njerëz.

MPB tha se mes shpërthimit të parë në Tetovë dhe atij në Kumanovë shënohet një diferencë prej 20 minutash.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë si dhe prokurori publik. Autoritetet në vendngjarje kanë gjetur gjurmë që mund të ndihmojnë në ndriçimin e rasteve. Dy mjetet shpërthyese, sipas hetimeve të deritanishme, janë bomba dore “kashikarë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button