Ali Ahmeti uron kryeministrin e ri të Kosovës Isa Mustafën

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar liderin e LDK-së, Isa Mustafa për zgjedhjen e tij  kryeministër i Kosovës

“Kam nderin e veçantë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, t’ju uroj për zgjedhjen tuaj për Kryeministër të Republikës së Kosovës duke ju shprehur dëshirat më të sinqerta për shëndet dhe sukses në kryerjen e detyrës së re. Ditë më parë, e pash të udhës që ta përshëndes arritjen e marrëveshjes midis dy partive më të mëdha politike në Kosovë, marrëveshje kjo që tashmë u zbatua në kuvend nëpërmjet të zgjedhjes së qeverisë së Kosovës”, thuhet në Urimin e Ali Ahmetit dërguar Isa Mustafës.

Lajme të ngjashme

Back to top button