Qarkullim pa ndalesa, mbetje të vogla bore në një pjesë të rrugëve

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa. Reshje të borës me intesitet të dobët vërehen në Mavrovë, Strazhë, Pletvar, Krushevë dhe Dellçevë, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Lajme të ngjashme

Back to top button