Mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët. Paradite në pjesët juglindore të vendit do të ketë kushte për reshje të dobta të shiut, në male borë, ndërsa në perëndim të vendit do të ketë periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në katër, ndërsa e ditës prej tre deri në shtatë gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët, paradite me rreshje të dobta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tre, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në shtatë gradë Celsius.

Të enjten do të mbajë mot i ndryshueshëm ku në pjesët juglindore përsëri do të ketë kushte për shi të dobët lokal. Pastaj nga e premtja deri të hënën moti do të jetë stabil kryeisht me diell dhe me temperatura të ulëta gjatë mëngjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button