Incident në Pançe Karagjozov, theret me thikë një nxënës
Në Shkollën e Mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov në Shkup” gjatë ditës së sotme ka ndodhur një incident .
Jo-zyrtarisht mësohet se një nxënës është therur me thikë . Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.35 minuta. Incidenti në fjale është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme të cilët njoftojnë se dy persona kanë therur me thikë një nxënës.
MPB-ja njofton gjithashtu se ekipet e tyre ndodhen në terren ku po punojnë në zbardhjen e rastit. Hollësi më të detajuara paralajmërojnë për ditën e nesërme.