Steaua Bucuresti mbetet pa emër dhe emblemë

Skuadra e famshme e futbollit rumun Steaua e Bukureshtit ka mbetur pa identitet. Pas një vendim gjykate kjo skuadër ka humbur emrin, emblemën si dhe ngjyrat.

Steaua e Bukureshtit është një klub i themeluar nga ushtria në vitin 1947 vetëm pak kohë pas përfundimit të Luftës së dytë Botërore, por skuadra nga kryeqyteti i Rumanisë e humbi betejën ligjore në gjykatën e lartë me ministrinë e mbrojtjes dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë më mundësi të përdorë as emrin, as emblemën dhe as ngjyrat në sfidat e ardhshme.

Disa ditë më ptarë gjykata e lartë e Rumunisë vendosi të pranonte kërkesën e ministrisë së mbrojtjes e cila pretendon se ka të drejtën e emrit, ngjyrave dhe emblemës duke qenë se Steaua e Bukureshtit është një klub i formuar nga ushtria, madje dhe emri Steaua i përkthyer në shqip do të thotë yll, emër që është përdorur nga shumë klube lindore.

Steaua është shpallur kampion europe në vitin 1986./ Zekirja Mexhiti/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button