Rama: BE e lodhur nga zgjerimi, Ballkani është i lodhur nga durimi

Nga Brukseli, kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE që të mos ngurojnë në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa merrte pjesë në takimin vjetor mbi Ballkanin që organizohet nga Miqtë e Europës, Rama tha se 100 vjet pas përfundimit të Luftës së parë Botërore, në Ballkan mbretëron paqe, ndërsa me “marrëveshjen e serbëve dhe shqiptarëve nga Kosova, më nuk ekziston çështja kufitare”.

Duke folur në një tubim për Ballkanin Perëndimor, Rama, po ashtu, tha se në rajon mbretëron një bindje se Bashkimi Evropian, në raport me pranimin e anëtarëve të ri, “më tepër është i drejtuar nga aspekti taktik se sa ai strategjik”.
“Çdokush duhet ta dijë se paqja në Ballkan nuk ka ardhur se ne jemi shndërruar në engjëj, por ka ardhur pasi ne të gjithë ishim gati të shkojmë përtej së kaluarës sonë, në emër të Evropës”, deklaroi Rama. Duke iu referuar lodhjes së zgjerimit në BE, shefi i qeverisë shqiptare tha se edhe Bashkimin Europian duhet ta kuptoje lodhjen nga durimi të Ballkanit.

“Ne e kuptojmë lodhje e zgjerimit të BE-së, por nga ana tjetër BE-ja duhet të kuptojë që në Ballkan ka lodhje nga durimi. Ne po përballemi me sfida të mëdha në vendet tona por, për herë të parë, ka një ndjenjë se ne po përballemi me ato së bashku”, deklaroi Rama.

Këtë takim e kanë bojkotuar përfaqësuesit e Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë. Rama tha se për situatën në Ballkan flet edhe fakti se si kryeministër i Shqipërisë, për herë të parë e ka vizituar Beogradin, në 68 vitet e fundit./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button