“Izlez”: Që në tetor Abdilaqim Ademi ka informuar universitetet për proviomin shtetëror

Revista studentore “Izlez”, shkruan se në redaksinë e saj nga një person anonim ka ardhur propozimi për provim shtetëror të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me datë 31.10.2014, i cili si letër është dërguar deri tek kryetari i  konferencës inter-universitare, Prof. dr Velimir Stojkovski.

Ministri Ademi ka informuar universitetet për detalet rreth provimit shtetëror, në tetor, shkruan “Izlez”, shkruan “Shenja”. Interesante është fakti se kjo letër përputhet me informacionin se provimi shtetëror do të dedikohet për gjenerata që do të regjistrohen gjatë viti akademik 2016/2017-të dhe nuk do të ketë fuqi retroaktive.

Opinioni lidhur me një propozim të kësaj forme për herë të parë dëgjoi nga kryeministri Nikolla Gruevski, në lajmet e televizionit “Sitel”, 20 ditë pas protestës së parë të studentëve. Sipas propozimit të cilën e publikoi revista, është e paraparë që studenti provimit shtetëror t’i nënshtrohet një herë në një gjysmë vjetor, gjatë të cilave, tre tentimet e para do të jenë pa pagesë.

“Nëse studenti nuk arrin që ta kalojë provimin tre herë me radhë, studenti do të duhet të paguaj për të hyrë përsëri në provimin shtetëror”
Ministri Ademi ka deklaruar sot se nuk e din për çfarë arsye protestojnë studentët, kur nuk ka ende koncept dhe model të provimit shtetëror
“Maqedoni është shtet demokratik, të gjithë kanë të drejtë të protestojnë. Por e përsërisë, nuk e di përse protestohet kur nuk ka as model dhe koncept, së pari të ulemi t’i shohim argumentet”, tha Ademi.

Lajme të ngjashme

Back to top button