Rinovohet xhamia e Strugës “Mustafa Çelebi”

Punohet intensivisht në rikonstruimin dhe rehabilitimin e monumentit të famshëm të kulturës, xhamisë “Mustafa Çelebi” në Strugë. Sipas myftisë së Strugës Salim Sulejmani, aktivitetet zhvillohen me ritëm përforcues, dhe në krah të xhamisë do të ndërtohet edhe seli e re e myftinisë së Strugës.

“Do të riparohen pjesët e vjetra të ndërtesës, ndërsa pjesa e mbetur që do të shembet do të rikonstruohet. Për të gjitha aktivitetet e ndërtimit i siguruam lejet e nevojshme nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Muzeut nga Ohri. Pran këtij objekti fetar do të ndërtohet edhe selia e re e myftinisë së Strugës”, tha Sulejmani.

Projekti për restaurimit zbatohet me mjete nga Agjencioni turke për bashkëpunim dhe koordinimit ­ TIKA. Një pjesë e tempullit fetar islam ishte djegur në korrik të vitit 2012. Në maj të vitit të kaluar, udhëheqësit e mëparshëm të bashkësisë fetare islame të Strugës filluan në mënyrë të paligjshme shembjen e ndërtesës, por ndërhyri Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Muzeut nga Ohri dhe procedura u ndërpre.

“Ne e kemi shpallur këtë objekt si objekt me vlera të kulturës, ndërsa përkundër këtij fakti, udhëheqësit e mëparshëm të Myftinisë kanë vendosur që ta rrënojnë një pjesë të kësaj xhamie, mbase me qëllim për të ndërtuar objekt më të mirë dhe më të madh, që solli objektin deri në këtë gjendje”, theksoi Tanja Paskali Bantusheska.

Lajme të ngjashme

Back to top button