Me biçikletë nga Maqedonia në Stamboll

Ai është një adhurues I pasionuar i sportit në dy rrota. Për Goce Shutevski nga f. Rusinovo të Berovës (Republika e Maqedonisë) nuk ka rëndësi çfarë marke është biçikleta. Vetëm I duhet ide dhe kohë e lirë që të niset në udhëtimin e tij të ardhshëm. Pothuajse gjithmonë e nget vet biçikletën, pavarësisht nëse janë ato disa qindra apo mijëra kilometra. Nuk ka mal e liqen në Maqedoni që nuk e ka përshkruar me biçikletë.

Kohë më parë realizoi një nga dëshirat e tija të mëdha- kishte dëshirë që me biçikletë të arrijë në Stamboll!Kaloi rreth 750 km nga vendlindja dhe përmes Bullgarisë arriti në kryeqendrën kulturore turke.

goce1_balkon3

Arrita në Metropolin e madh, shumë I madh në sytë e mi. Shumë kohë më parë dëshiroja ta shoh Stambollin sepse kam dëgjuar se është I bukur dhe tani mu dha një shans. Kjo nuk ishte e lehtë por ia vlejti. Unë munda të shkoj edhe me autobus, por unë nuk ndahem nga biçikleta ime. Kam një mike që jeton atje dhe desha ta vizitojë. Udhëtimi ishte I vështirë, në moment të caktuara edhe I rrezikshëm derisa kalova malin Rila në Bullgari. Dy herë u ngjita në malin Rila, arrita deri në Manastir ku edhe kalova natën. Njerëzit atje më mirëpritën mua dhe më inkurajuan duke më thënë se jam nisur në një udhëtim të guximshëm”, thotë Goce.

goce_balkon3

Biçikleta për Gocen është mjeti më I mirë për transport. Misionin e tij e realizoi për 19 ditë. Kushtet atmosferike nuk ishin të favorshme gjatë gjithë kohës së udhëtimit, kishte shi dhe nga e gjithë rruga, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, i kaloi 50 kilometra me tren.

Kur arrita në Turqi, ishte shumë nxehtë ndërsa unë duhej të vazhdoj të lëvizë. Nëpër Turqi nuk kishte asnjë pemë përreth rrugës, e as çezme-rrëfen Goce, I cili udhëtimin e realizoi në gusht, kur dielli digjte shumë dhe imagjinoni plus ngisni biçikletën.

goce2_balkon3

Por gjithë vështirësitë I harroi kur hyri në Stamboll.

“Nuk përshkruhen emocionet që I përjetova kur kam hyrë në qytet. Më vjen keq që para se të nisesha në rrugë mu prish fotoaparati dhe nuk munda të bëj fotografi të bukura me celular. Por kujtimet I mbaj me vete. Gjuhën turke nuk e di, mezi anglisht, por u gjenda disi. Nëse qyteti është I madh, unë u ndjeva edhe më I madh se ai që kam pasur sukses të arrijë”, thotë Shutevski I cili shpjegoi se për çdo udhëtim me biçikletë nuk bën përgatitje të posaçme.

Në Stamboll qëndroi katër ditë. Është I impresionuar nga organizmi I mirë I qytetit I cili edhe pse është metropol me 13 milion banorë, I është dukur shumë I thjeshtë për lëvizje nëpër të. Kuptohet se me biçikletën e tij ka shëtitur shumë ndërsa I ka pëlqyer edhe ushqimi, I cili është shumë I ngjashëm me ushqimin në Maqedoni.

galata3_balkon3

“Stambolli është zgjuar 24 orë. Mund të blesh biçikletë madje edhe në ora 3 të mëngjesit”, shprehet Shutevski.

Ka pëlqyer kuzhinën turke por më së shumti është përqendruar në çorba dhe ushqimet pa mish. Bukur ka shëtitur qytetin dhe ka përdorur edhe anijet duke shkuar në pjesën evropiane dhe aziatike të Stambollit.

Përveç qëndrimit të përcaktuar në Stamboll. Goce nuk kishte strehim të organizuar dhe kryesisht ka fjetur në tendë. Thotë se sfida e ardhshme me biçikletë do të jetë vizita e vendeve të ish Jugosllavisë që më detajisht të shohë secilën prej tyre.

Udhëtimi në Stamboll nuk është udhëtimi më i madh me biçikletë i Shutevskit. Në vitin 2012 ai realizoi udhëtimin e madh nëpër Evropën Qendrore ku për 50 ditë kaloi 6000 kilometra.

Lajme të ngjashme

Back to top button