Gjykatës, deputet, kryetar komunash të përfshirë në konflikt interesash

Në sesionin “Pengimi i korrupsionit përmes integritetit”, kryetari i komisionit për pengimin e korrupsionit, Gjorgji Sllamkov,  tha se sivjet janë bërë 40 paralajmërime publike të personave publik ku është konstatuar përplasje interesash.

“Në lidhje me kërkesat për ngritjen e procedurave penale nga lëmi e përballjes së interesave, kemi më shumë se 50 kërkesa dhe aq për rishqyrtim të gjendjes pronësore në DAP. Këtu kemi edhe 22-23 kërkesa për ngritjen e procedurës penale në përballje interesash, për bartësit publik, ndërmjet të cilëve edhe gjykatës, deputet, kryetar komunash, ”, tha Gjorgji Slamkov”,

Sipas tij  deri tek Prokuroria publike janë ngritur shtatë iniciativa për vepër penale.

Lajme të ngjashme

Back to top button