Renova do të kërkojë finalen përmes Rabotniçkit

Është bërë tërheqja e çifteve gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, e ku spikat dyshja Renova – Rabotniçki.

Skuadra e Renovës deri në gjysmëfinale erdhi pasi ka eliminuar kampionin actual Vardarin, ndërsa Rabotniçki e kishte eliminuar Euromilkun.

Mbrojtësi i titullit, skuadra e Teteksit do të ketë në mejdan skuadrën e Horizont Turnovës. Ndeshjet e para janë caktuar të luhen me 18 mars, ndërsa ndeshjet kthyese do të luhen me 15 prill të vitit 2015. / Portalb /

Dyshet:

Rabotniçki – Renova

Teteksi – Horizont Turnova

Lajme të ngjashme

Back to top button