Kukan: Është i qartë frustracioni në Maqedoni për shkak të bllokimeve për në BE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Eduard Kukan, vlerëson se besimi në zgjerimin e Bashkimit Evropian do të përforcohet kur përfundimisht do të gjendet zgjidhje për çështjen si ajo për emrin për Republikën e Maqedonisë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Në konferencën e sotme: “Ringjallja e Ballkanit, fillim i ri për politikat e ngujuara” në organizim të organizatës joqeveritare “Miqtë e Evropës”, eurodeputeti sllovak shtoi se e kupton frustrimin politik në Maqedoni për shkak bllokadave për hyrje në BE.

“Çfarë është arritur në Ballkan viteve paraprake: Janë disa rezultate pozitive, por edhe kthimi mbrapa. Kroacia është pjesë e familjes, Mali i Zi dhe Serbia negociojnë dhe Shqipëria është vend kandidat, që është progres. Por, nga ana tjetër, në Maqedoni ka frustracion të qartë politik për shkak bllokimit me të cilin për një kohë të gjatë po ballafaqohet vendi në eurointegrimet. Ka stagnim në Bosnjë e Hercegovinë për shkak politikës së brendshme disfunksionale të vendit, ndërsa dobësi janë treguar edhe në Kosovë, në lidhje me ndërtimin e shtetit”, porositi Kukan.

Në lidhje me atë se si të shkohet përpara në pesë vitet e ardhshme, ish-kandidati për president i Sllovakisë theksoi se fillimisht duhet të kthehet besimi në procesin e zgjerimit në BE. Sipas tij, BE nuk mund të tërhiqet nga përkushtimi dhe duhet të jetë serioz, ndërsa në Ballkan duhet pasur edhe qeverisje të së drejtës, gjyqësi të fuqishme dhe ekonomi.
Eurodeputeti Kukan, shtoi se nevojitet besim midis liderëve politik të Ballkanit Perëndimor. Në lidhje me fqinjësinë e mirë, sipas tij, duhet të flitet edhe për përgjegjësitë e liderëve politik për tërë rajonin, jo vetëm për vendet e tyre dhe se është e rëndësishme ata të shohin ashtu se dinamika e këtij procesi varet nga gatishmëria dhe vullneti i liderëve në rajon që të hiqen nga hija dhe të bëjnë edhe një hap përpara. Kjo, siç thotë Kukan, do të krijojë kushte më të mira për besim.

“Në BE, për fat të keq, lidere e vetme e cila sheh më larg se interesat e vendit të saj është kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ndërsa, gjithashtu, na nevojitet edhe lajme pozitive nga rajoni me qëllim që t’ju shpjegojmë njerëzve tanë në BE se është e nevojshme dhe është mirë për Evropën të kemi proces të suksesshëm të zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Sidoqoftë, çdo raund i zgjerimit është gjithnjë e më i vështirë dhe duhet të jeni të përgatitur për këtë. Besimi do të përforcohet kur përfundimisht do të gjejmë zgjidhje për çështjet të cilat i kam përmendur si ajo me Maqedoninë dhe lëvizjen përpara të BeH-së dhe të Kosovës”, përfundoi Kukan.

Lajme të ngjashme

Back to top button