Vrasjet e Xhuvanit, Ish-prokurori, letër Tahirit: Policia e la djalin të vdiste

Babai i Arbër Demirajt, njërit prej katër viktimave të vrara nga Kostandin Xhuvani, është shprehur i pakënaqur me hetimet e ngjarjes ku djali i tij i vetëm humbi jetën.

Ishprokurori, Skënder Demiraj i ka dërguar dy ditë më parë ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, një letër në formë MEMO-je, ku i rendit disa fakte se përse, sipas tij, hetimet për ngjarjen e ndodhur në 4 nëntor pranë Rrugës së Elbasanit në kryeqytet nuk kanë shkuar ashtu siç duhej. Burime konfidenciale bëjnë me dije se kjo letër i është drejtuar jo vetëm ministrit Tahiri, por edhe kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla, ndërsa një kopje të saj e zotëron edhe kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Të njëjtat burime sqarojnë se prej dy ditësh, letra ndodhet në duart e ministrit të Brendshëm, i cili është njohur me përmbajtjen e saj.

LETRA

Burime të sigurta pohojnë se në letrën që i është dërguar ministrit të Brendshëm, babai i 19- vjeçarit të vrarë në lokalin e natës, shprehet i sigurt se djali i tij nuk ka pasur armë me vete në vendin e ngjarjes, ashtu siç kanë pretenduar policia dhe prokuroria në argumentet e tyre. Por, ishprokurori në letrën e tij është ankuar edhe për një fakt tjetër, siç është ndihma e parë që i është dhënë djalit të tij pas ngjarjes./ Balkanweb/Gazeta Shqiptare/

Lajme të ngjashme

Back to top button