Kërkon të futet në stomakun e anakondës, por eksperimenti dështon (VIDEO)

Natyralisti amerikan Paul Rosolie prej kohësh kishte njoftuar se do të futej në barkun e gjarprit anakonda, për ta studiuar më nga afër reptilin. Pasi siguroi një kostum që pengonte tretjen e trupit në stomakun e gjarprit, Rosolie u lye me gjakun e derrit.

Kur i afrohet reptili, ky i fundit e sulmon dhe nis që ta gëlltisë. Aventura e natyralistit ka zgjatur vetëm pak sekonda sepse  gjarpri ushtronte mbi trupin e 27 -vjeçarit një forcë më të madhe se sa parashikimet.

Ai kërkoi ndihmën e stafit sepse po ndjente se krahët po i thyheshin nga forca që ushtronte anakonda. “ Djema! Po më dhemb fytyra. Ju duhet të vini këtu që të më shpëtoni”,-ishte thirrja për ndihmë e natyralistit.

Eksperimenti i tmerrshëm do të transmetohej nga Discovery Channel në programin  “Eaten Alive”. Anakonda, kishte një gjatësi prej 10 metrash dhe peshonte mbi 110 kilogramë. Rosolie tha se po e bënte këtë gjë për të mbledhur para që do të shërbenin për habitatet e gjarpërinjve.

Lajme të ngjashme

Back to top button