Nishani takon Princin e Uellsit, e fton të vizitojë Shqipërinë

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani, u pritën në një takim zyrtar në Clarence House, nga Princi i Uellsit, Charles.

Presidenti Nishani dhe Zonja e Parë patën nderin dhe kënaqësinë të ndanin me Princin e Uellsit mendimet dhe opinionet mbi zhvillimet e ndryshme në Shqipëri, rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat globale me të cilat ballafaqohet mbarë njerëzimi sot.

Kreu i Shtetit shqiptar dhe Zonja e Parë i shprehën falënderimet dhe mirënjohjen në emër të popullit shqiptar, Princit të Uellsit për mbështetjen që Madhëria e Saj Mbretëresha, Elisabeth II, Familja Mbretërore si dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, i kanë dhënë Shqipërisë, veçanërisht gjatë dy dekadave të fundit në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Mirënjohje u shpreh edhe për vëmendjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe kontributin për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Nishani dhe Zonja e Parë i bënë një ftesë zyrtare Princit të Uellsit për të vizituar Shqipërinë në një moment sa më të përshtatshëm për të.

Lajme të ngjashme

Back to top button