Borë në aksin rrugor Kriva Pallankë­ Deve Bair

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa nëpër rrugë të lagështa. Reshje të borës me intensitet të dobët vërehen në aksin rrugor Kriva Pallankë­ vendkalimin kufitar Deve Bair me mbetje të borës nëpër rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë.

Paraqitje të mjegullës ka në aksin rrugor Stracin­Kratovë­Probishtip me dukshmëri 50­100m, në aksin rrugor Stracin­Kumanovë me dukshmëri prej 50­100m dhe qafën malore Strazhë 30­40m.

Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore ,Koçani­Dellçevë, Vinicë­Berovë, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë, Katllanovë ­Veles.

Pjesëmarrësve në komunikacion u rekomandohet kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.

Lajme të ngjashme

Back to top button