Xhemaili e De Rossi në dosjen e mafisë italiane

Në dosjen e drejtësisë italiane për një pjesë së mafisë së Romës, figuron edhe emri i mesfushorit shqiptar, Blerim Xhemaili.

Emri i mesfushorit shqiptar që ishte pjesë e Napolit, figuron në dosjen gjyqësore të drejtësisë italiane ndaj mafisë.

Në këtë listë gjendet edhe emri i mesfushorit të AS Roma, Daniele De Rossi, raportojnë mediat italiane e turke, transmeton Telegrafi.

Dosja ‘Mafia Capitale’ (Mafia e kryeqytetit) ka të bërë me një person të njohur si “Mbreti i bosëve të Romës”, Massimo Carminati.

Në këtë dosje janë të përfshirë politikan, biznesmen e futbollist, ndërsa duke u bazuar në të, janë konfiskuar pasuri në vlerë prej 1.3 miliardë euro.

Mbetet të sqarohet si është gjetur emri i Xhemailit në këtë dosje. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button