Tajfuni Hagupit fshikullon Filipinet

Tajfuni më i fortë që ka goditur Filipinet këtë vit, Hagupit, ka bërë kërdinë në lindje të vendit. Me reshje të dendura dhe me shpejtësi prej 200 kilometrash në orë, tajfuni ka shkulur çatitë e shtëpive, kabllot elektrike dhe pemët.

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur, ndërsa janë evakuuar 1 milion e 200 mijë njerëz. Stuhia që erdhi nga Oqeani Paqësor filloi të godasë fillimisht fshatrat e ishullit Samar.

“Shumë shtëpi, sidomos në bregdet, u shkatërruan nga era e fortë”, kanë bërë të ditur autoritetet e shtetit ishullor në Azinë Juglindore.

Lajme të ngjashme

Back to top button