Hoxhaj do kthehet ministër i Jashtëm pas një viti e gjysmë

Ministri i Jashtëm në largim Enver Hoxhaj, do të mund të kthehet sërish në postin e të parit të diplomacisë së Kosovës.

Postin e ministrit të Jashtëm, të cilin e ka mbajtur Enver Hoxhaj, deri në vitin 2016, do ta ketë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, i cili njëherësh do të jetë edhe zv.kryeministër i parë i qeverisë së re.

Hoxhaj do të jetë pjesë e kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, por të paktën deri në mesin e vitit 2016, në një post më pak të rëndësishëm se sa ky që ka mbajtur në katër vitetet e fundit.

Ai do të udhëheq një ministri të re, atë Shtetit dhe dialogun teknik me Serbinë.

Por burime të lajmi.net, bëjnë të ditur se Hoxhaj, sërish do të kthehet në Ministrinë e Jashtme. Këtë post Hoxhaj do ta marrë pasi lideri i PDK-së Hashim Thaçi, të marrë postin e Presidentit të vendit, në bazë të marrëveshjes së koalicionit të nënshkruar sot në mes të PDK-së dhe LDK-së. (lajmi.net)

Lajme të ngjashme

Back to top button