Qeveria po përzihet në të gjitha sferat e jetës

Arsim, shëndetësi, kulturë, biznes, sport… Ekspertët qëndrojnë anash ndërsa politika e ka fjalën kryesore në të gjitha sferat e jetës.

Testimi i jashtëm, pa dallim nëse kjo quhet testim ekstern apo provim shtetëror është përzierje në autonominë e Universitetit, vlerësojnë profesorët dhe studentët. Por qeveria është e vendosur që ta realizojë këtë ide. Arsimi është vetëm një fushë për të cilën thuhet se është nën ndikimin e qeverisë dhe politikanëve, edhe pse nuk duhet ët jetë kështu. .

Kohë më parë edhe në ndeshjen e basketbollit mes Rabotniçkit dhe MZT, njerëzit e parë të Komunës Qendër dhe të Komunës së Aerodromit, njëri nga opozita dhe tjetri në partinë në pushtet, e kishin fjalën kryesore.

Nga ana tjetër biznesmenët për çdo ditë ankohen se qeveria po përzihet edhe ekonomistëve privat.

“Në momentin kur politika po përzihet në shëndetësi, arsim, në kulturë, kjo do të thotë se ajo po humb modelin politik dhe unë mendoj se kjo është një humbje e madhe për shoqërinë, sepse në momentin kur në skenë paraqitet politika, nuk ka as sport, as arsim as shëndetësi”, deklaroi analisti politik Arsim Sinani për REL.

Lajme të ngjashme

Back to top button