Tiranë, bien në kontakt me rrymën elektrike babë e bir, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë ku i vdekur ka mbetur një 26-vjecar pas kontaktit që pati më rrymën elektrike. I plagosur në vendngjarje ka mbetur i ati.

Burime nga policia bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës në fshatin Mzez, në familjen Kasa, ndërsa të dëmtuarit janë kryefamiljari Sami Kasa dhe djali i tij, 26 vjec, Sokol Kasa. Nga Spitali i Traumës konfirmojnë se i riu mbërriti i pajetë në institucionin e tyre. Ndërkohë Sami Kasa ndodhet ndodhet jashte rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në shtëpinë e viktimës ku po heton rrethanat sesi ndodhi ngjarja e rëndë./ Balkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button