Vuçiq: Edhe Evropa edhe Kosova!

Kryeministri i Serbisë, Alekasandar Vuçiq ka thënë sot se Serbia nuk heqë dorë nga rruga e saj evropiane, e as nga integriteti territorial.

“Serbia politikën e saj që një kohë të gjatë e ka ndërtuar në atë mënyrë që ajo të jetë politika më e përgjegjshme, politikë në interes të popullit”, ka thënë Vuçiq, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për qëndrimin e presidentit serb, Tomisllav Nikoliq që Brukseli do ta kushtëzojë rrugën evropiane të Serbisë më njohjen e shtetit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Vuçiq ka thënë se Serbia po e bën punën e saj, dhe se ndodhet në rrugën evropiane. “Serbia do të bashkëpunojë me të gjithë në botë”, ka thënë ai. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button