Pensionistët akuzojnë : Lidhja e pensionistëve u bë dorë e qeverisë

Katër shoqata të pensionistëve kanë kërkuar që rritja e pensioneve të bëhet me për qindje dhe jo në mënyrë lineare. Ata kanë kritikuar Lidhjen e pensionistëve see është bërë dorë e zgjatur e qeverisë.

Vanco Peshevski nga Shoqata e pensionistëve të Shkupit tha se “Lidhja e pensionistëve u bë dorë e qeverisë, qysh nga ajo ditë kur udhëheqësit e saj, u përkul para Gruevskit. Duhet menduar për një Lidhje të pavarur të pensionistëve”.

“Pensionistët në mënyrë masovike janë të varfëruar, disa nuk kanë as për bukë, dhe të mos flasim për barërat e nevojshme”, deklaroi Grozda Danova, kryetar i Shoqatës së pensionistëve intelektual nga Shkupi.

“ Qeveria po manipulon me studentët, por po manipulon edhe me neve, pensionistët”, deklaroi Ilija Nikollovski, kryetar i Partisë pensionist dhe qytetar të bashkuar të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button