“Vota emigrantëve online”, peticioni firmoset edhe në Tiranë

Pas tubimeve në Vienë, Baden, Bruksel, Berlin e Hamburg, ku u mblodhën votat e emigrantëve shqiptarë, Aleanca KuqeZi është ndalur sot në Tiranë për të marrë mbështetjen e qytetarëve lidhur me inciativën për projektligjin “Vota emigrantëve online”.

Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu theksoi domosdoshmërinë që të gjithë shqiptarëve tu mundësohet e drejta për të votuar, pavarësisht vendit ku jetojnë.

Sipas Spahiut, peticioni “Vota emigrantëve online”, që do t’i prezantohet Kuvendit, është një projektligj nga populli.

“Aleanca KuqeZi është këtu për të promovuar edhe në Tiranë, pas një aksioni që është promovuar në disa qytete evropiane, përgatitjen e pr/ligjit ‘Vota e emigrantëve online’. Sot Shqipëria dhe shqiptarët janë i vetmi komb që u ka hequr mundësinë shqiptarëve për të votuar. Duhet tu krijojmë mundësinë 1 milionë e 300 mijë shqiptarëve për të votuar atje ku punojnë dhe jetojnë”, u shpreh kreu i AK-së Kreshnik Spahiu. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button