Ja si u festua Bajrami i Madh nëpër botë (FOTO GALERI)

Miliona myslimanë në të gjithë botën po festojnë Bajramin e Madh, që përkon me fundin e Muajit të Shenjtë Ramazanit, zgjat tre ditë dhe është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islamik që besimtarët në të gjithë botën e ndajnë me familjen dhe miqtë e tyre. 

AFGANISTAN

Në Afganistan njerëzit shpresojnë që të ketë paqe dhe siguri, ndërsa presidenti i vendit, Hamid Karzai kritikoi talebanët që po zhvillojnë bisedime jashtë vendit. 

EGJIPT

Në Egjipt qindra myslimane u mblodhën në sheshin Tahrir për të festuar Bajramin e Madh. Automjete të ushtrisë qëndronin në hyrje të sheshit që u shndërrua në arenën e përleshjeve mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të ish-presidentit. Përkrahësit e Mohamed Mursit u mblodhën në sheshin Raba Al Adauija për faljen e mëngjesit. Presidenti i vendit, Adli Mansur iu bashkua kreut të ushtrisë, Abdel Fattah al-Sisi për faljen e mëngjesit në xhaminë e Kajros. Në fjalimin e tij drejtuar popullit të mërkurën, Mansur tha se situata në Egjipt është kritike. 

JERUZALEM


Në Jeruzalem dhjetëra besimtarë u mblodhën në xhaminë Al Aksa, vendi i tretë më i rëndësishëm për myslimanet dhe më pas ndaluan në varreza, ku vendosën buqeta me lule në varret e njerëzve të dashur dhe lexojnë pjesë të Kuranit. Presidenti palestinez, Mahmud Abaz u fal në pallatin e tij në Ramallah dhe më pas vendosi një kurorë me lule në varrin e ish-Presidentit Jaser Arafat. Për myslimanet në Jeruzalem, Gaza dhe Bregun Perëndimor festa e Bajramit merr një kuptim më të gjërë; Izraeli do të lirojë një grup të dënuarish, përpara nisjes së bisedimeve të paqes, që do të zhvillohen javën e ardhshme. 

BOSNJË

Në Pakistan, një prej shqetësimeve në prag të festës ishte rritja e cmimeve, por më shumë se kaq, kërcënimi nga sulmet terroriste. Masa shtesë janë marrë pranë xhamive apo marketeve. 

FRANCË

Indonezianët kanë mbushur xhamitë për Festën e Bajramit që shënon fundin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Në Xhakarta, në xhaminë Al Azhar u mblodhën mbi 3000 persona për faljen e mëngjesit. Në kryeqytet kishte shumë pak lëvizje, sepse pjesa më e madhe e popullsisë janë kthyer në qytetet e tyre. Qeveria shpalli tre ditë festive. Indonezia është vendi më i madh mysliman në botë; 85% e  popullsisë prej më shumë se 250 milionë janë ndjekës të islamit. 

KINË


Për herë të parë, Festa e Bajramit të Madh u festua në vitin 624 të Eres Sonë nga profeti Muhamed dhe ndjekeëit pas fitores së betejës së Jang e Badarit. Bajrami i Madh është një ditë përuljeje dhe falenderimit drejtuar Zotit. 

RUSI

Lajme të ngjashme

Back to top button