Vlerat medicinale të kamomilit

Çajrat veçse nxehtësisë janë te njohura edhe për disa benefite te tjera për organizmin. Njeriu i ka përdorur ato qe ne kohet e lashta, kur ilaçet e posaçme nuk ishin prodhuar akoma. Nder to, një vend te rëndësishëm ka edhe bima e kamomilës. Brenda lules dhe gjetheve te saj janë te përqendruara vlera te mira antiflamatore dhe qetësuese.

Tani le të shohim disa prej përdorimeve me te këshillueshme te kamomilës.

1. Kundër alergjive pranverore. Se bashku me pranverën tek shume njerëz fillojnë te shfaqen edhe disa fenomene te bezdisura alergjike te lidhura me te sikurse te teshtimat, lotimi i syve. Ne këtë rast, një çaj me baze kamomili do te ishte mënyra me e mire praktike e te luftuarit te këtyre fenomeneve.

2. Relaksi. Pas një dite te lodhshme, zgjidhja me e mire do te ishte një banje e nxehte, qirinj dhe muzike e lehte ne sfond si dhe një filxhan çaji me kamomil.

3. Kurues për lëkurën. Kamomili është e këshillueshme te përdoret edhe ne disa raste te lehta te problemeve ne lëkurë, te shfaqura këto ne formën e inflamacioneve, dermatiteve, ekzemave ose akneve. Ne këto raste, rekomandohet te përdoren edhe pak pika vaj kamomili, te cilat paraprakisht përzihen me disa pika te tjera te vajrave te përshtatshme për lëkurën, si psh vaji iperik. Kjo përzierje lihet për rreth 20 minuta mbi vendin e interesuar dhe me pas shpëlahet.

4. Gjumëdhënës. Kamomili është universalisht i njohur edhe për vetitë e tij gjumëdhënëse dhe këshillohet te përdoret nga persona qe kane probleme me pagjumësinë. Kjo veti e kamomilës është e lidhur me përmbajtjen ne të të flavonoideve qe nxisin ne organizëm, ashtu sikurse është provuar edhe se fundmi, te atyre mekanizmi qe ndikohen edhe nga sedativët e njohur farmaceutike.

5. Ne inflamacionet okulare. Përdorimi i kamomilës është i njohur edhe ne problemet e lehta infektive ne sy, ne mënyrë te veçante te konjunktiviteve. Ne këtë rast këshillohet te përdoren kompresa me kamomil te vendosura direkt ne sy.

6. Kundër formimit te qeskave ne sy. Kamomili duket se ka edhe efekte dhe vlera pozitive edhe ne drejtim te estetikes, sikurse është fjala ne rastet e formimit te qeskave nen sy, fenomen jo shume i rralle për çdo moshe. Ne këtë rast, filtra me përmbajtjen e kamomilës këshillohet te vendosen ne sy, por ne këtë rast, ato duhet te jene te ftohta, madje me mire akoma, te sapo dala nga frigoriferi. Koha e mbajtjes, 15 minuta./ Ikub

Lajme të ngjashme

Back to top button