Haradinaj i përgjigjet Sheshelit rreth rikthimit të Serbisë në Kosovë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka komentuar deklaratat e kryetarit të radikalëve, Vojisllav Sheshelit,  i cili ka thënë se do ta sjell ushtrinë serbe në Kosovë.

Sipas tij, kjo është qesharake.

Ja postmii origjinal:

Kohëve të fundit nga Beogradi po vijnë “selame” të ashpra kundër vendit tonë nga njerëz të cilët e humbën luftën në Kosovë.

Kërcënimet e Sheshelit se don të kthehet në Kosovë- nëse është nevoja edhe me luftë, nuk kanë si të mos na bëjnë buzagaz!
Atij krejt çfarë mund t’i themi nga Republika e pavarur e Kosovës është: fundjetë të këndshme- e mos shih ëndërra!
Daut Haradinaj

Lajme të ngjashme

Back to top button