Atentat 36-vjeçarit Shkëlzen Leka, ndërroi jetë në spital

Një 36-vjeçar ka mbetur i vrarë në një atentat mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është shtetasi Shkëlzen Leka 36 vjeç nga Bulqiza, i cili ndodhej në një lokal në momentin kur është qëlluar me armë zjarri me disa plumba në kokë.

36-vjeçari, fillimisht mbeti i plagosur dhe u dërgua menjëhërë në spitalin e Traumës, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plumbave.

Shkëlzen Leka njihet si një person i cili ka dëshmuar kundër Gjin Nikës, kreut të një bande, i cili u vra disa muaj më parë.

Ndërkohë policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button