Aneks kontrata – Shkupi 2014

Me kontratat ANEKS të projektit “Shkupi 2014”, shuma fillestare e objekteve është rritur edhe për tridhjetë herë më shumë, ndërsa në llogaritjen e thjeshtë e bërë nga LSDM, thotë se vlera e marrëveshjeve aneks, me kalimin e kohës, janë rritur për 60 milion euro.

Një ndër procedurat më skandaloze, sipas LSDM-së, është ajo e ndërtimit të kompleksit “Kryengritja e Karposhit”, ku më së pari janë nënshkruar kontrata me vlerë prej 5 milion euro, duke u shtuar dhe u zgjeruar objekti, me kontratë aneks me punë të paparashikuar me shumë prej 1.5 milion euro. Në kompaninë “Beton”, megjithatë, thuhet se marrëveshja për ndërtim të përbashkët është me vlerë prej 850 mijë euro.

“Procedura për kontratë aneks është zbatuar pa negociata, pa paralajmërim, pa paralajmërim ndërkombëtar dhe pa ankand elektronik, do të thotë, në katër sy. Zbatimi i prokurimit publik në këtë mënyrë, hap mundësi që kompanitë që janë të afërta me qeverinë, të fitojnë në tenderet, ndërsa pastaj shtesë të shtojnë edhe shuma milionëshe të qytetarëve, nën preteksin “shpenzimet shtesë të paparashikuara”, thotë nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski.

Sipas LSDM-së, me 21 aneks kontrata, ndërtimi i Muzeut të VMRO-së, ka kushtuar 10 milion euro më shumë, ndërsa për Teatrin e vjetër kanë qenë të nënshkruara më shumë aneks kontrata aneks, edhe atë 33, me çka çmimi i parë është rritur mbi 30 milion euro, ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese, vetëm me dy kontrata aneks, ka rritur çmimin për 7 milion euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button