Shqiptarët dhe simpatizuesit e LSDM-së të njëmendtë për BE përkundër atyre të VMRO-së

Se anëtarësimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian është veprim i mirë mendojnë thuajse të gjithë shqiptarët e Maqedonisë (91%) ndërsa simpatizuesit e VMRO-DPMNE-së janë ata të cilët më së paku mendojnë në këtë mënyrë 53 %. Këto të dhëna sot i prezantoi Qendra Maqedonase për Edukim Evropian (QMEE) të përfshira në hulumtimin e tyre “Euro-metër” të realizuar në periudhën prej 25 shkurt-19 mars 2014.

Njëkohësisht, 74 përqind e të anketuarve që janë me arsim të mesëm mendojnë që anëtarësimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian është veprim i mirë si dhe 68 përqind e simpatizuesve të opozitares maqedonase LSDM.

Pajtueshmëri të madhe mes shqiptarëve dhe simpatizuesve të LSDM-së ka edhe për artikulimin se “Bashkimi Evropian është alternativa më e mirë e Maqedonisë” ku 75 % e shqiptarëve dhe 60 % e simpatizuesve të LSDM-së mendojnë që nuk ka alternativë tjetër më të mirë. Ndërkaq simpatizuesit e VMRO-së 54% e tyre mendojnë se Maqedonia duhet të kërkojë model tjetër të zhvillimit vetanak jashtë BE-së.

Edhe në pyetjen pse Maqedonia ende nuk është pjesë e BE-së, shqiptarët dhe simpatizuesit e LSDM-së janë afër me numra ku 17 % e shqiptarëve dhe 20% e dhe simpatizuesve të LSDM-së mendojnë që pengesë kryesore është çështja e emrit përkundër 73% dhe 36% që mendojnë se Qeveria e përdor çështjen e emrit si pretekst për mos ti realizuar reformat.
E kundërt është situata te simpatizuesit e VMRO-së nga të cilët 76% mendojnë se Greqia është fajtore për mos-aderimin e Maqedonisë në BE. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button