Uollers: Mosbesimi i qytetarëve tek institucionet e shtetit është shqetësuese

Marrja e mandateve deputeteve te opozitës do të krijojë komplikim të ri në Maqedoni, dhe askush nuk dëshiron që kjo të ndodhë. Kështu ka deklaruar ambasadori amerikan Pol Uolers në emisionin “Rruga drejt…”. Duke komentuar paralajmërimet e opozitës për “bombën”, Uolers tha se vetë interesimi i madh i qytetarëve dëshmon se ekziston mosbesim tek institucionet e shtetit.

“Mendoj se vetë fakti që të gjithë duken të intriguar, të fascinuar apo edhe të fiksuar me këtë, është një shenjë se njerëzit ndoshta kanë mungesë të besimit në sistemin.  Përndryshe nuk do të merreshin me këtë çështje.  Ata duhet të dinë se liderët politik ia dëshirojnë më të mirën vendit dhe se punojnë për të mirën e vendit, dhe poashtu duhet të involvohen vetë.  Kur ata nuk e ndjejnë këtë, paraqitet ideja se ndoshta diçka po fshihet, se ka diçka që nuk dinë dhe kjo është gjendje fatkeqe pasi që donë të thotë se njerëzit nuk i besojnë plotësisht sistemit.  Çka do të ndodh? Nuk e di.  Mendoj, së paku shpresoj, se edhe ajo që Zaevi do të bëjë nëse ka diçka në dorë edhe reagimi që mund të pasojë, do të jenë duke u përqendruar në atë që është më e mirë për vendin, jo në atë që është më e mire për një parti apo grup”, tha Pol Volers, ambasador i SHBA-së në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button