Maqedonia përballet me sfida serioze, Ivanov kërkon ndihmë nga Donalld Tusk

Shefi i shtetit, Gjorge Ivanov, në letrën drejtuar Donalld Tusk, me rastin e marrjes së funksionit nga ana e tij të kryetarit të Këshillit të BE­së, ka kërkuar  ndihmë për zhbllokim të euro integrimit të Republikës të Maqedonisë.

“Dëshiroj të kërkoj nga ju, si mik i të dy shteteve, zhbllokimin e gjendjes së status­quo­së në të cilën ndodhet Republika e Maqedonisë. Pyetje kyçe që besoj se duhet t’i parashtrohet kryeministrit Samaras është: çka do të humbë Greqia nëse Republika e Maqedonisë merr datë për fillim të negociatave? A nuk është në interes të Greqisë që në kufirin e vet verior të ketë fqinj evropian me standarde më të larta evropiane, kritere dhe vlera, të cilat do të vlenin jo vetëm për qytetarët e Maqedonisë, por edhe për turistët dhe afaristët grekë të cilët vijnë në Republikën e Maqedonisë? Ju bind se Republika e Maqedonisë ka  ardhmërinë më të mira të mundshme me fqiun tonë jugor. Dy shoqëritë tona nuk kanë kurrfarë problemesh. Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë janë të lidhura politikisht dhe në mënyrë strategjike”, thuhet në letrën dërguar nga presidenti Ivanov.

Ai thekson se vetëm me një gjest, siç është zhbllokimi i Republikës së Maqedonisë, do të krijohej besim më i madh dhe atmosferë në të cilën dallimi bilateral do të kontribuojë edhe drejt stabilitetit, prosperitetit dhe mirëqenies së tërë rajonit të Evropës Juglindore.

“Për këtë arsye, në vigjilje të Këshillit evropian, dëshiroj të kërkoj mbështetje për zhbllokim të shtetit tonë, sepse për shkak të gjendjes së status­quo­së, Republika e Maqedonisë po përballet me sfida serioze të cilat krijojnë frustrime në shoqërinë e Maqedonisë, destabilitet në jetën politike dhe tensionime në marrëdhëniet ndëretnike”, thuhet në letrën e Ivanovit.

Lajme të ngjashme

Back to top button