Filloi manifestimi ‘Ngjyrat e vitit të ri në Shkup’

Qyteti i Shkupit edhe sivjet organizon manifestimin tradicional “Ngjyrat e Vitit të Ri të Shkupit” që ka për qëllim t’i motivojë dhe stimulojë banorët e kryeqytetit që t’i dekorojnë shtëpitë dhe hapësirat e punës duke kontribuar në këtë mënyrë në zbukurimin e atmosferës festive të qytetit.

Qytetarët e interesuar dhe subjektet juridike që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë manifestim, mund të paraqiten në numrin e telefonit 3297 265, prej në ora 9:00 deri 16:00, nga data 9 deri më 22 dhjetor 2014.

Fotografitë e objekteve të stolisura, së bashku me të dhënat për pronarët, numrin e telefonit dhe adresën , pjesëmarrësit mund t’i dërgojnë në adresën e Internetit [email protected] ose në adresën: bulevardi Ilinden numër 82, me shenjën për manifestimin “Ngjyrat e Vitit të Ri të Shkupit”.

Qyteti i Shkupit edhe sivjet tradicionalisht zgjedh oborrin më bukur të stolisur të shtëpisë individuale,  tarracën e banesës më bukur të stolisur,  objektin hotelierik më bukur të stolisur dhe oborrin më bukur të stolisur të shkollës së mesme.

Objektet e paraqitura do t’i vizitojë komisioni i jurisë i përbërë nga përfaqësuesit e mediumeve.

Qyteti i Shkupit edhe sivjet ka siguruar shpërblime prej 10 000 denarë që do t’u ndahen fituesve, ndërsa EVN Maqedoni do t’i lirojë fituesit e të gjitha kategorive nga pagesa e llogarisë për energjinë elektrike për muajin dhjetor 2014.

Shpërblimet, fituesve do t’ua dorëzojë Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, me përfaqësuesit e EVN Maqedoni, në fund të muajit dhjetor.

Lajme të ngjashme

Back to top button