I riu shqiptar ekzekutohet me dy goditje me thikë

Adil Sulejmani 23-vjeçar shqiptar, banues i fshatit Buzallkovë të Velesit është rrahur brutalisht dhe është ekzekutuar me dy goditje me thikë në kraharor, njoftoi policia lidhur me krimin që u zbulua pasditen e të enjtes. Sipas të dhënave zyrtare, i riu shqiptar është gjetur i vdekur nga i ati, në një parcelë familjare në të cilën në të kaluarën familja e tij ka shitur drurë.  

Hetimet e para të rastit kanë zbardhur se Adili ka dalë nga shtëpia rreth orës 17 të pasdites së mërkurë, duke marrë me vete edhe laptopin. Në parcelën e familjes ai ka shkuar me taksi, shoferit të të cilës mësohet t’i ketë thënë se do ta kërkonte në telefon për ta kthyer mbrapa.

Megjithatë ai gjithë natën nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk u është përgjigjur telefonatave, që ka detyruar të atin të dalë ta kërkojë. Kur ka mbërritur në parcelën në të cilën kanë shitur dru, brenda shtëpizës ai ka gjetur ë birin të vrarë me dy goditje me thikë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button