Nënshkruhet sot marrëveshja me BERZH-in me vlerë 305 milion euro

Marrëveshje me Bankën Evropiane për Ripërtritje dhe Zhvillim për financim të ndërtimit të hekurudhës Beljakovc­Kriva Pallankë dhe të rrugëve eksprese dhe autostradë me Programin për rrugë kombëtare, projekt me vlerë të përgjithshme prej 3.5 milionë eurove, do të nënshkruhet sot në Shkup.

Marrëveshjen me përfaqësuesit e BERZH­së do ta nënshkruajë zëvendëskryeministri dhe ministër I Financave Zoran Stavreski, ndërsa do të marrë pjesë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe drejtorët e NP Hekurudhat ­ Infrastrukturë dhe NP Rrugët shtetërore, Irfan Asani dhe Lupço Georgievski.

Me borxh prej 145 milionë euro duhet të mundësohet ndërtimi i hekurudhës Beljakovc ­ Kriva Pallanka në gjatësi prej 34 kilometrave, pjesa e dytë nga hekurudha për lidhje hekurudhore të Maqedonisë dhe Bulgarisë i Korridorit 8.

Me Marrëveshjen për borxh nga BERZH për financimin e Programit për rrugë kombëtare janë siguruar 160 milionë euro. Realizimi i Programit do të zhvillohet përmes dy transheve, e para në vlerë prej 74 milionë eurove dhe e dyta 86 milionë euro. Transhi i parë duhet të mundësojë ndërtimin e fazës së parë nga rruga Prilep ­ Gradsko, rikonstruimi i aksit rrugor Shtip­Koçan në nivel të rrugës eksprese, ndërsa transhi i dytë për ndërtimin e rrugës Ohër­ Peshtani dhe autostradës Strugë ­ Trebenishtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button