MASH dhe Korpusi i Paqes nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Abdilaqim Ademi, së bashku me Drejtorin e Korpusit të Paqes në Maqedoni, Kejtlin Kori, sot nënshkruan një Memorandum për Mirëkuptim.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës, siç ka bërë në 18 vitet e fundit, do të jetë një mbështetje e fortë për vullnetarët të cilët do të jenë pjesë e familjeve në Republikën e Maqedonisë. Si gjithmonë, u jemi në dispozicion miqve tanë amerikanë në mënyrë që të forcohen lidhjet mes dy kombeve”, theksoi ministri Ademi.

Anëtarët e Korpusit të Paqes janë të pranishëm në Republikën e Maqedonisë që nga viti 1996, dhe prej atëherë e deri më sot, më shumë se 500 vullnetarë të Korpusit të Paqes bashkëpunojnë me kolegët e tyre nga Maqedonia. Dy vjet, vullnetarët jetojnë dhe punojnë në komunitetet lokale. Punojnë edhe në zonat urbane edhe ato rurale, në rajone ku flitet edhe gjuha maqedonase edhe ajo shqipe.

Lajme të ngjashme

Back to top button