Thaçi i paguan 600 dollarë drekë Vuçiqit në New York

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me kryeministrin serb, Aleksander Vuçiq.

Takimi ka ndodhur në New York, ku Thaçi udhëtoi për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku do të diskutohet për Kosovën.

Siç merr vesh Gazeta Blic nga burime të saj, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka qerasur me një drekë goxha të mirë homologun e tij.

“Thaçi e Vuçiq kanë ngrënë së bashku në restorantin Benjamin Steak Hosue, në New York. Thaçit kjo drekë i ka kushtuar 600 dollarë”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic, transmeton lapsi.al.

Siç merret vesh në këtë takim është biseduar edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi.

Edhe në Facebook ka njoftuar se ka pasur takim me Vuçiqin.

Sapo përfundova në selinë e OKB një takim me kryeministrin e Serbisë z.Vucic me të cilin diskutuam për vazhdimin e dialogut, implementimin e marrëveshjeve të arritura për paqe dhe stabilitet në rajon. Kosova mbetet fuqimisht e dedikuar projektit të integrimit në BE dhe dialogut me fqinjë. HTH

Lajme të ngjashme

Back to top button