Njeriu i dytë më inteligjent pi çdo ditë nga 38 tableta

Rick Rosner (54) nga Los Angeles, është njeriu i dytë më i zgjuar në botë. Koeficienti i inteligjencës së tij është 192.

Aktualisht i papunë. Shkruan libra, zhvillon teori dhe bën ushtrime në palestër.
Për çdo ditë, thuhet se ai pi deri 38 tableta në mënyrë që të mbetet në gjendje të mirë mendore dhe fizike.

Zyrtarisht, më inteligjent se ai është vetëm psikiatri nga Greqia, Evangelos Katsioulis, IQ e të cilit është 198.

Pavarësisht inteligjencës së tij, Rosner është i papunë dhe aktualisht është duke shkruar një libër me titull “Gjeniu me kokë bosh”.

Ish skenaristi, stripperi, përveç se shkruan libra, i kalon ditët e tij duke zhvilluar teori dhe bën ushtrime në palestër.

Rosner, për Insider Business zbuloi se çdo ditë pi kafe dhe Aspirin, si dhe një pilulë eksperimentale, me qëllim të heqjes së depozitave proteinike të trurit, që sipas tij, shkaktojnë sëmundjen Alzheimer.

“Dua të jem i shëndetshëm dhe i gjallë për sa kohë të jetë e mundur. Shumë gjëra të reja nuk do t’i përdori – mendoj se vetëm një e treta në fakt të ndihmojnë. Kam lexuar se si këto tableta janë menduar për të vepruar dhe se si shkencëtarët zbulojnë gjithmonë diçka të re, kështu që unë i ndërroj ato. Çdo tre ose katër muaj në formë ‘rrotacioni’”, ka thënë Rosner.

Kur u pyet se pse ai e do “rutinën”, përgjigjet se i pëlqen një jetë e tillë dhe se një mënyrë e tillë e jetës dhe të menduarit, është pjesë e personalitetit të tij obsesiv, gjë që gjithashtu e ka çuar atë në një rezultat të lartë në një test të IQ.

Megjithatë, ai konsideron se testet e tilla janë një absurditet dhe se nuk e tregojnë “vlerën reale”.

“Njerëzit mendojnë se njerëzit e aftë bëjnë gjëra të mençura, por unë kam bërë shumë budallallëqe”, ka thënë Rosner.

Lajme të ngjashme

Back to top button