Bejta: Standarde bashkëkohore për rrugën Beliçica

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me banorët e lagjes “Banjeshnica”, e lëshuan në përdorim pjesën e asfaltuar të rrugës Beliçica, nga ura e lumit Vardar e deri te xhamia e Rinisë. 

Kryetari Bejta tha se kjo rrugë është rregulluar me standarde bashkëkohore, ndërkaq banorët e lagjes e u shprehën të kënaqur për realizimin e projektit mjaftë të rëndësishëm për ta. 

“Kjo është një prej rrugëve më të mira që është ndërtuar në periudhën e shkurtër të qeverisjes time. Rruga është ndërtuar me të gjitha standardet dhe kriteret që i kërkon ndërtimi. Në bashkëpunim me drejtorin e NP Komunalec, bëmë ndërrimin e rrjet të kanalizimit dhe ujësjellësit, për shkak se rrjeti i vjetër ishte me gypa të asbestit. Gjithashtu rregulluam edhe trotuaret në të dyja anët e rrugës, kurse në përfundim janë edhe punët për rregullimin e ndriçimit publik. Gjatësia e rrugës është 200 metra, kurse vlera e investimit është afër 7 milion denar”, ka deklaruar Nevzat Bejta.

Bejta premtoi se në të ardhmen do të vazhdohet me realizimin e projekteve që parashohin kanalizim dhe riasfaltim në pjesën e mbetur të rrugës Beliçica.

Lajme të ngjashme

Back to top button