Si të eliminoni grimin në mënyrën e duhur

Po ju tregojmë disa këshilla përmes se cilave mund te evitoni disa gabime, zgjedhja e produkteve te duhura, ti kushtoni kohe dhe vëmendje një nder momenteve beauty me te rëndësishme te ditës dhe te reagoni me delikatese, këto janë vetëm disa pika për ti mbajtur para sysh. Zbuloni ato qe duhet te dini.

1- Përdorni letrat e lagura
Letrat e lagura pa dyshim qe janë një zgjedhje shume shpejte dhe për këtë vlerësohen shume nga femrat, por ne fakt përmbajnë perberes shume agresiv. Me mire nëse i përdorni për raste emergjente dhe jo çdo nate.

2- Te hiqni grimin vetëm ne një faze
Te përdorni vetëm një produkt për te hequr grimin është një mënyrë shume e gabuar. Me mire nëse bëni një pastrim komplet ne mënyrë qe te shfrytëzoni te gjitha vlerat e çdo produkti.

3- Te përdorni mekanizmi automatik për pastrimin e fytyrës
Te përdorni mekanizma automatik për pastrimin e fytyrës dhe me pas te mos kujdeseni për higjienën e tyre duhet te evitohet ne mënyrë absolute. Vetëm ne rast se mund ti pastroni shume mire mundet ti përdorni.

4- Te mos zgjidhni produkte te përshtatshme për lëkurën tuaj
Çdo tipologji lëkure, e thate, e yndyrshme apo mikse i nevojiten produkte specifike edhe për sa i përket momentit te heqjes se tualetit. Për këtë, lëkura me yndyre nuk toleron mire produktet vajore ndërsa ajo e thate nuk duhet te këtë kontakt me produkte shume agresive. Kështu qe planifikoni me kujdes kujdesin për lëkurën tuaj.

5- Te lani shume shpesh fytyrën
Nuk është e këshillueshme qe te lani fytyrën shpesh here, yndyra natyrale qe akumulohet ne lëkurë është një lloj mbrojtjeje e organizmit tone. Këshillohet te lani fytyrën ne mëngjes dhe ne mbrëmje dhe jo me shume.

6- Te përdorni një produkt për fytyrën ne sy
Sytë janë një nder pjesët me delikate te fytyrës. Nuk ka asgjë me te gabuar se te përdorni një produkt te fytyrës ne sy, për ato nevojitet produkte me formula delikate dhe te testuara, mundësisht me baze vajore për te larguar kështu edhe grimin waterproof.

7- Te pastroni me force sytë
Duhet ti kushtoni vëmendje syve qe ashtu siç thamë janë absolutisht një zone delikate dhe qe kërkon menaxhim te kujdesshëm. Kushtojini vëmendje dhe mos ushtroni force te tepërt gjate momentit te heqjes se grimit.

8- Mos reduktoni kohen qe ju duhet
Dedikojini kohen e nevojshme për pastrimin e fytyrës. Çdo produkt për te reaguar mire duhet te masazhohet për te paktën 30-40 sekonda.

9- Te mos largoni vijën e lapsit ne vijën e poshtme te syrit
Ndonjëherë për dembelizëm nuk arrijmë te heqim te gjithë lapsin ne vijën e poshtme te syrit. Shume e gabuar! Mbetjet e make up-it sidomos ato ne kontakt me sytë mund te shkaktojnë irritime. Përdorni një produkt delikat për këtë zone.

10- Te përdorni shume scrub-in
Pasi keni hequr grimin rrallën e ka scrub-i për te pastruar lëkurën. Por nuk është e nevojshme ta teproni, scrub-i aplikohet me moderim dhe jo çdo dite.

Lajme të ngjashme

Back to top button