Kallëzime penale për incidentin në Damar

Sot pranë Prokurorisë publike do të depozitohen kallëzime penale, për sulmin ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT, ndodhur para më shumë se një muaji në kafenenë “Damar”. Kallëzimet do të deponohen nga përfaqësuesit e komunitetit LGBT.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk është prononcuar ende në lidhje me sulmin fizik që ndodhi natën e përvjetorit të Qendrës LGBTI, kur persona të panjohur me maska ushtruan dhunë ndaj mysafirëve të pranishëm.

Aktivistët e shoqërisë civile dhe organizata ndërkombëtare si “Amnesty International” i bënë thirrje MPB-së dhe Qeverisë që të ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit dhe kapjen e dhunuesve.

Lajme të ngjashme

Back to top button