Çfarë dini për ekstraktin e kafesë së gjelbër

Përgjatë viteve kemi parë një shumëllojshmëri të suplementeve për humbje peshe të cilat kanë premtuar humbje peshe pa mundim dhe uri. I fundit në vargun e produkteve është një ekstrakt i kafesë së gjelbër.

Ekstrakti i kafesë së gjelbër është bërë shumë i njohur në mesin e pjesëtareve të gjinisë më të bukur, sepse ai premton humbje peshe, zmbrapsje të apetitit, përshpejtim të metabolizmit dhe djegien më të shpejtë të yndyrave.

Tingëllon shumë mirë, apo jo? Kjo kafe shitet madje edhe në kafenetë më të famshme botërore, ndërsa në emisionin e tij e ka promovuar edhe dr. Oz i famshëm. Në atë emision u përmend studimi i cili përcolli 100 gra, disa morën placebo, dhe disa ekstrakte të kafesë së gjelbër. Sipas udhëzimeve shumë të qarta, dieta e tyre ishte identike. Pas dy javësh, gratë që e kishin konsumuar ekstraktin e kafesë së gjelbër kishin humbur mesatarisht nga një kilogram, ndërsa ato që kishin shfrytëzuar placebo kishin humbur dy herë më pak. Megjithatë, a është ekstrakti i kafesë së gjelbër me të vërtetë efektiv?

Çfarë është ekstrakt i kafesë së gjelbër?
Kokrrat e kafesë janë në fakt kokrra jeshile që fshihen brenda kokrrave të kuqe. Vetëm pasi t’i skuqim ato marrin ngjyrën dhe shijen e vet karakteristike. Që kokrrat e kafesë të mbeten të gjelbra ato nuk skuqen, por shtrydhen dhe më pas shndërrohen në ekstrakt.

Pse kafeja nga kokrrat e gjelbra, pse jo kafeja e zakonshme?
Kur kokrrat e kafesë piqen, niveli i oksidanteve bie, por niveli i një substance të quajtur acidi klorogjenik rritet. Ky kimikat bllokon akumulimin e yndyrës, nxitë humbjen e peshës dhe parandalon thithjen e karbohidrateve dhe ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak pas shujtës. Ekstrakti i kafesë së gjelbër nuk ka aromë dhe shije të kafesë së zakonshme dhe kjo është arsyeja pse atë e duan ata që nuk janë adhurues të kafesë.

A funksionon?
Një studim i kryer në vitin 2012 tregoi se ata që kishin konsumuar 1,050 dhe 700 mg të këtij ekstrakti kishin humbur rreth 8 kilogramë brenda gjashtë javëve. Megjithatë, ky hulumtim u prit me shumë kritika, sepse ai përfshinte një numër të vogël të njerëzve, gjithsej 16.

A është i sigurt për shëndetin?
Kjo është shumë vështirë të thuhet, sepse përbërja ndryshon nga prodhuesi në prodhues. Për fat të keq nuk ka ndonjë formulë të veçantë me të cilën përgatitet ekstrakti i kafesë së gjelbër prandaj përbërja e tij mund të jetë krejtësisht e ndryshme nga dy prodhues të ndryshëm.

Një gjë është e sigurt. Sasia e kafeinës të cilën ky ekstrakt e përmban mund të shkaktojë dhimbje koke, nervozizëm, shqetësim, pagjumësi, tringëllimë në veshë dhe rrahje të çrregullta zemre.
Përveç kësaj, në qoftë se suplementet me bazë kafeinën përzihen me pije të tjera energjetike mund të ndikojnë në rritjen e tensionit të gjakut në nivele shumë të rrezikshme.
Ne, megjithatë, për dobësim ju rekomandojmë dietë të ekuilibruar dhe aktivitet të rregullt fizik. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button