Cozman prezanton Tunën me familje

Kanë qenë padyshim dy emrat më të lakuar të këtij sezoni. Tuna e Cozman të cilët po përfliten me të madhe për një lidhje të mundshme të cilën asnjëherë nuk e kanë pranuar në publik, siç duket tani veçse i kanë hyrë procesit të zyrtarizmit.

Nga koha kur ylli i këtij sezoni Tuna ka kërkuar’ izën’ nga fansat e saj për pushim, ajo është parë me foto të ndryshme në Londër, pikërisht në vendin ku jetojnë familja e rep artistit Cozman.

E për të rritur kureshtjen më shumë Cozman ditën e djeshme (e hënë) ka postuar një foto të cilës ia ka bashkuar edhe një mbishkrim. “I love you all. I have so much fun today. Family”, që në gjuhën shqipe i bie: “Ju dua të gjithëve. Sot kam pasur shumë argëtim. Familja”. Ishin këto fjalët që Cozman i kishe lënë karshi fotos me familjen e tij dhe Tunën.

Lajme të ngjashme

Back to top button