Stavrevski: Në gjashtë muajt e parë të 2015-tës nuk do ketë huazime

Në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm Qeveria nuk planifikon të marrë borxh. Kjo qëndron në kalendarin që e publikoi ministri i Financave. Sipas të dhënave, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm për pagesë arrijnë mbi 390 milionë euro në bazë të letrave shtetërore me vlerë, gjegjësisht aq para do të duhej të kthejë shteti në bankat dhe ndërmarrjet vendore nga të cilat ka huazuar deri tani. 

“Paratë që janë të nevojshme për vitin e ardhshëm tashmë janë siguruar dhe projektuar në buxhetin për vitin e ardhshëm, euro-obligacioni që e morëm me kohë dhe me kushte të volitshme mundëson në vitin 2015 të mos kemi huazim edhe në tregun vendor dhe atë të jashtëm. Nuk duhet pasur kujdes, mjetet janë siguruar në buxhetin, buxheti është miratuar në Kuvend, kështu që me kohë do të shërbehen të gjitha obligimet dhe do të ketë likuiditet të mirë të të gjitha obligimeve”, deklaroi Zoran Stavreski, ministër i Financave.

Kire Naumov nga LSDM-ja konsideron se ministri i Financave Zoran Stavreski vitin e ardhshëm sërish do ta ndryshojë deklaratën meqë do të mungojnë para për pagesën e borxheve.

Lajme të ngjashme

Back to top button