E motra: Sinadinovski nuk është shqiptar, por mashtrues ordiner

E motra e Branisllav Sinadinovski, , Liljana Sinadinovska Andreevska, doktoreshë specialiste e epidemiologjisë. Sinadinovska në një prononcim për ALSAT M deklaroi se vëllai i saj nuk është shqiptar ortodoks, por mashtrues ordiner. Ajo deklaroi se nuk ka gjë kundër shqiptarëve i respekton si popull, por reagon kundër keqpërdorimit të emrit të familjes për qëllime personale politike dhe financiare nga Branisllav Sinadinovski. Ajo shpjegon se vëllai i saj ka bredhur nga LSDM-ja në VMRO në kërkim të posteve, për të përfunduar tani në BDI.

“Ajo është gënjeshtër jo-njerëzore dhe brutale, që figura e ndritur e babait tonë, të ndjerit Jakim Sinadinovski, dhe familja më e ngushtë dhe e gjerë Sinadinovski, të kryqëzohen si shqiptarë ortodoks, kjo është skajshmërisht jo-njerëzore dhe jo-humane. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë Titiste ai u kthye në Maqedoni, duke kërkuar funksion më të lartë nga LSDM-ja. Pasi nuk iu mundësua, shkoi në VMRO DPMNE, ku u emërua si ministër pa portofol për punë të jashtme. Pas 2-3 vitesh braktisi edhe atë parti, madje duke u prezantuar si themelues i VMRO-së, që është gjithashtu gënjeshtër brutale”, deklaroi Liljana Sinadinovska Andreevska, motra e Branisllavit.

Sinadinovska Andreevska thotë se përveç lakmisë për poste politike, Branisllav Sinadinovski deklarohet shqiptar për të përmbushur edhe interesa personale financiare. Ai po tenton që të përvetësojë shumë prona familjare përmes padive gjyqësore ndaj anëtarëve të familjes së tij, dhe me ndihmën dhe ndikimin politik ndaj gjykatësve që vendosin për këto lënde.

“Për shkak të interesave të pista, të arrihen qëllime para se gjithash në sferën politike, për marrjen e ndonjë funksioni, kuptohet të lartë, duke e njohur Branisllav Sinadinovskin. Por edhe për arritjen e sukseseve në procedurat gjyqësore, ku në 20 vitet e fundit me mbi 200 lëndë gjyqësore përndjek mbi 100 njerëz, mes të cilëve edhe mua dhe familjen time”, tha  Liljana Sinadinovska Andreevska, motra e Branisllavit.

Branisllav Sinadinovski tashmë një kohë të gjatë promovohet nga funksionarët e BDI-së, përfshi edhe nga kryetari Ali Ahmeti. Madje promovimi i librit të tij të fundit me titull “Shqiptarët Ortodoks të Republikës së Maqedonisë” zuri  vend qendror në manifestimin e 28 nëntorit për këtë vit. Përveç këtij libri, Sinadinovski paraqitet si autor edhe i një libri për Hasan Prishtinën. Para se të ishte i afërt me BDI-në, Sinadinovski shkruante libra për themeluesit e VMRO-së, duke u prezantuar edhe vet si një ndër themeluesit. Kjo nxiti edhe reagimin e partisë VMRO Popullore të Ljubço Georgievskit para disa ditësh, të cilët thonë se deklarimi i Sinadinovskit si themelues i VMRO-së është mashtrim i madh që deri tani nuk është demantuar nga kryesia aktuale e VMRO DPMNE-së, në krye me Nikolla Gruevskin.

Lajme të ngjashme

Back to top button