Protesta të dhunshme në Athinë

Përshkallëzohet protesta e organizuar në kryeqytetin e Greqisë, Athinë për mbështetjen e të burgosurit Nikos Ramanos, i cili ka hyrë në grevën e urisë për të fituar të drejtën e arsimit të lartë, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth 5000 persona të cilët e quajnë veten si “anarkistët kundër qeverisë” u mblodhën në sheshin Monastriaki dhe vazhduan të marshonin drejt lagjes Eksanthia. Portesta e mbikqyrur nga forcat e policië u përshakllëzua me hedhjen e molotovëve drejt forcave të sigurisë, ku këta të fundit për të shpërndarë turmën përdorën gaz lotsjellës dhe shkopinj gome. Si pasojë mes protestuesve dhe forcave policore pati edhe konfrontime fizike.

Pas përleshjes mes policisë dhe portestuesve një person u arrestua, ndërkohë që protestuesit i vunë flakën 4 autoveturave dhe një autobusi si dhe dogjën shumë kosha plerash dhe dëmtuan një seli banke.

Nga ana tjetër qeveria Greke ka deklaruar se janë duke përgatitur një draft ku do të mundësohet arsimimi i të burgosurit në fjalë. Nikos Romanos u fut në burg me akuzën e vjedhjes së një banke në moshën 20 vjeçare dhe ndërkohë para se të burgosej ai kishte fituar të drejtën e studimit në universitet. Për të përfituar këtë të drejtë në burg ai u fut në grevë urie.

Lajme të ngjashme

Back to top button