Afati i fundit për privatizimin e oborreve 15 dhjetori

Kërkesat për privatizimin e oborreve në pronësi shtetërore do të mund të bëhen deri më datë 15 të këtij muaj.

Nga ministria e financave apelojnë tek qytetarët dhe firmat që ta vërtetojnë statusin e tokës të cilën e shfrytëzojnë dhe nëse ajo tokë gjendet nën pronësi të Republikës së Maqedonisë, me të drejtën e shfrytëzimit në emër të tyre, të dërgojnë kërkesë për privatizim deri tek Drejtoria për punë pronësore në komunën ku gjendet ajo tokë.

Të gjithë personat fizik dhe juridik që nuk kanë dorëzuar kërkesën për privatizim dhe nuk do të dërgojnë as deri me 15 dhjetor të këtij viti, do të janë të obliguar që të paguajnë qira për tokën deri në afatin e caktuar kur janë të evidentuar si përdorues, gjegjësisht e kanë shfrytëzuar tokën në bazë të objektit të ndërtuar mbi të.

Lajme të ngjashme

Back to top button