Procesi i të rënit në dashuri zgjat më pak se një sekondë

Procesi i të rënit në dashuri te disa persona zgjat më pak se një sekondë. Në të vërtetë, mjafton vetëm një e pesta e sekondës që të ndiheni se ju ka goditur shigjeta e Amorit.

Studimet kanë treguar se si procesi i të rënit në dashuri është ngjashëm me atë kur dikush përdor kokainën. Kur personi bie në dashuri, 12 rajone të trurit fillojnë të punojnë përnjëherë dhe prodhojnë dopaminën, adrenalinën, oksitocinivazopresin, të cilat lirohen njëkohësisht. Këto substanca kimike janë shkaktarët e asaj ndjenje të krisur dhe të ëmbël.

Ky zbulim ka iniciuar pyetjen a bie në dashuri zemra apo truri ynë?

Sipas mendimit të hulumtuesve nga Universiteti Syracuse, kjo gjë vërtet ka të bëjë me trurin, e jo me zemrën. Ata, kanë konstatuar që zemra është vetëm një koncept për të cilin e lidhim të rënët në dashuri. Madje efekt i “dridhmave të stomakut” është vetëm pasojë e aksionit të trurit dhe e lirimit të adrenalinës.

“Dashuria është ajo, që njeriun e bën njeri, aftësinë për të ndjerë dhe të mos ndjerë”. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button