Dy vite burg për ish-agjentin Slobodan Bogoevski

Gjykata e apelit e vërtetoi gjykimin e shkallës së parë për rastin “ Agjenti”, sipas të cilës, ish agjenti Slobodan Bogoevski, avokati Vlado Peshlikoski dhe përfaqësuesi i “ Merkator”, Mitja Valic, janë të gjykuar me dy vite burg, ndërsa me tri vite burg, për mashtrime financiare, u dënua avokati Vasko Tomanoviq.

“Nga ju dëgjoj se Apelacioni e ka vërtetuar gjykimin. Unë ende nuk jam i njoftuar, dhe për këtë arsye përderisa nuk e shikoj vendimin, nuk mund të komentoj”, ka deklaruar Bogoevski për Fokus.

Bogoevski kaloi tetë muaj në paraburgim, dhe prej atje doli vitin e kaluar, pas gjykimit të shkallës së parë.

Të paditurit përveç dënimit me burg, duhet që të paguajnë edhe dëmshpërblim prej 950.000 euro, mjete të cilat, sipas gjykimit, vlerësohet se janë arritur me veprimtari kriminale, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe larje parash.

Lajme të ngjashme

Back to top button